Jonida Vokshi dhe partneri i saj Besnik Krapi janë bërë prindër të një vajze në qershor të vitit të shkuar.
Ata postojnë herë pas here foto dhe video me vogëlushen Emi e cila është rritur dhe po bëhet gjithnjë e më bukuroshe.
Aktorja ka treguar ndërkohë mëngjesin e saj me Emin e cila po lëviz këmbët e saj të vogla mbi fytyrën e Jonidës.
Këtë video kaq të këndshme nga mëngjesi i saj ajo e ka postuar në instagramin e saj ndërsa krahas saj shkruan: “Nuk e kisha menduar ndonjëherë që do të vdisja të zgjohesha me shkelma”
E në fakt shkelmat e vegjël të Emit janë padyshim mënyra më e bukur për ta nisur ditën dhe Jonida duket kaq e lumtur në mëngjesin e saj.
Link: https://www.instagram.com/jonidavokshiofficial/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CIgHc8Es2vV/