Home ShowBiz Të zgjohesh me shkelma.., Jonida sapo na tregoi mëngjesin e saj të pazakontë
Të zgjohesh me shkelma.., Jonida sapo na tregoi mëngjesin e saj të pazakontë
0

Të zgjohesh me shkelma.., Jonida sapo na tregoi mëngjesin e saj të pazakontë

0
0

Jonida Vokshi dhe partneri i saj Besnik Krapi janë bërë prindër të një vajze në qershor të vitit të shkuar.

Ata postojnë herë pas here foto dhe video me vogëlushen Emi e cila është rritur dhe po bëhet gjithnjë e më bukuroshe.

Aktorja ka treguar ndërkohë mëngjesin e saj me Emin e cila po lëviz këmbët e saj të vogla mbi fytyrën e Jonidës.

Këtë video kaq të këndshme nga mëngjesi i saj ajo e ka postuar në instagramin e saj ndërsa krahas saj shkruan: “Nuk e kisha menduar ndonjëherë që do të vdisja të zgjohesha me shkelma”

E në fakt shkelmat e vegjël të Emit janë padyshim mënyra më e bukur për ta nisur ditën dhe Jonida duket kaq e lumtur në mëngjesin e saj.

Link: https://www.instagram.com/jonidavokshiofficial/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CIgHc8Es2vV/