Ben Affleck dhe partnerja e tij Ana De Armas i kanë dhënë fund lidhjes së tyre gati një vit pas njohjes.
Burime për revistën “Page six” thanë se çifti mund të jetë ndarë pasi kohët e fundit për shkak të punës jetonin të ndarë, larg njëri tjetrit.
Por një burim tjetër thotë se motiv i ndarjes mund të jetë fakti që Ben nuk dëshiron një fëmijë tjetër.
Ai ka aktualisht tre fëmijë nga martesa me ish bashkëshorten dhe thuhet se nuk donte një tjetër.
Ndërsa 32 vjeçarja me të cilën ishte lidhur prej gati një viti nuk është bërë ende nënë dhe dëshira e saj për një fëmijë mund të ketë qenë motivi i ndarjes së tyre.
Ata të dy u njohën në sheshxhimin e filmit “Deep Water” dhe më pas u kapën mat në mars të vitit të kaluar në pushime romantike sëbashku në Havana.
Link: https://www.instagram.com/p/CD90HK3Dyan/
Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/E8H76nY1v6Q