Home ShowBiz Verë në mes të dimrit, Kiara Tito feston ditëlindjen në mënyrën më të pazakontë
Verë në mes të dimrit, Kiara Tito feston ditëlindjen në mënyrën më të pazakontë
0

Verë në mes të dimrit, Kiara Tito feston ditëlindjen në mënyrën më të pazakontë

0
0

Moderatorja Kiara Tito festoi 25 vjetorin e lindjes me një super festë bashkë me miq e të afërm të cilët krijuan një atmosferë shumë të bukur festive.

Gjithçka ishte konceptuar si një festë tropikale, duke improvizuar stinën e nxehtë të verës në mes të dimrit, me gjethe, zogj, lule dhe një mbishkrim “Qëndro e egër”.

Kiara ka postuar disa video në instagram ku tregon të gjithë atmosferën e këndshme të krijuar në ditëlindjen e saj.

Një detaj shumë i veçantë ishte torta me lule dhe zogj, gjithçka e kombinuar me ambjentin përreth duke simbolizuar një festë tropikale buzë detit.

Moderatorja është vazhdimisht aktive në rrjetet sociale ku e shohim të ndajë me fansat dhe miqtë e saj detaje nga jeta e saj private dhe profesionale.

Pasi u përfol për një kohë të gjatë për lidhjen me këngëtarin Butrint Imeri të cilët nuk e pranoi dhe as nuk e mohoi, ajo u përfol për një lidhje me Young Zerkën, por duket se gjithçka ishte në kuadër të lojës ku ishin të dy të pranishëm.

kiaraa

Link: https://www.instagram.com/kiaratito/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CJgsJCEL9A1/