Home Aktualitet E fundit, 5 persona ndërrojnë jetë, rriten shifrat e COVID-19
E fundit, 5 persona ndërrojnë jetë, rriten shifrat e COVID-19
0

E fundit, 5 persona ndërrojnë jetë, rriten shifrat e COVID-19

0
0

678 raste të reja me COVID-19 dhe 5 humbje jete është bilanci i 24 orëve të fundit në vendin tonë, duke shënuar kështu shifra në rritje.

Ministria e Shëndetësisë në komunikimin zyrtar njofton se në total janë kryer 3088 testime dhe shumica e rasteve të reja janë evidentuar në Tiranë, për të vijuar me Vlorën, Durrësin , Elbasanin e Beratin, 5 qytetet me numrin më të lartë të rasteve ditore pozitive.

Në të katërta spitalet në vend ndodhen aktualisht 285 të shtruar, 24 në terapi intensive dhe 5 të intubuar.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 457 qytetarë, duke e çuar në 42426 numrin e personave të shëruar që prej fillimit të epidemisë.

Link dhe Burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/