Home Aktualitet E rëndë, COVID-19 i merr jetën artistit të njohur shqiptar
E rëndë, COVID-19 i merr jetën artistit të njohur shqiptar
0

E rëndë, COVID-19 i merr jetën artistit të njohur shqiptar

0
0

Piktori dhe restauruesi i njohur i veprave të artit Mustafa Arapi është ndarë nga jeta në moshën 71 vjeçari.

Ai nuk ka mundur dot ta fitojë betejën me COVID-19 prej të cilit ishte prekur kohët e fundit.

Lajmin e ka dhënë e bija e tij me anë të një statusi prekës në rrjetet sociale.

“Sot në mesnatë, babi im u largua nga jeta. Drita, dielli, bota, shtylla e familjes sonë u shua. Ba dua të të kujtoj kështu të qeshur gjithmonë. Të duam përjetësisht”, shkruan ajo në një status shoqërues krahas fotos së të atit.

Ai ka punuar për një kohë të gjatë si restaurues i veprave të artit bizantin, ndërsa ka punuar për disa vite edhe si profesor në Akademinë e Arteve Tiranë.

Miq dhe të afërm të artistit kanë shprehur ngushëllimet për largimin e tij nga jeta, ndërsa vlerësojnë kontributin e tij disa vjeçar në fushën e artit.

dorina arapi

Link: https://www.facebook.com/dorin.dorina.dor