Fation Kuqari njëri prej djemve më të famshëm në “Përputhen” vendosi krejt papritur të largohet nga emisioni.
Ai e shpjegoi veprimin e tij me faktin që nuk mund të duronte dot hipokrizinë mes konkurentëve, ndërsa shtoi se kjo e kishte bërë nervoz, duke justifikuar kështu edhe shpërthimet e tij në studio.
Fationi shkoi më tutje ndërsa deklaronte se të gjithë ishin bërë dashnorë, miq e shokë me njëri tjetrin dhe ai nuk mund ta duronte dot një gjë të tillë, ku tjetër tregohej përpara kamerave dhe tjetër gjë kur kamerat fikeshin.
Pas kesaj deklarate ai ka hedhur një tjetër kunj, në një foto të postuar në instagram.
Krahas fotos ai shkruan: “E vërteta dhemb”, pa shtuar asnjë gjë tjetër.
Nuk e dimë nëse ka të vërteta të tjera për të treguar, apo dikë e ka prekur me statusin e tij, gjithsesi mbetet për t’u parë se si do të reagojë në vazhdim.
Link: https://www.instagram.com/p/CKRoppCBevlvI7gCRnyqB1nWje_DwGbzYIas600/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CJwNIlSBFNZFDmrVsobgU1sapKwRljzd894S100/