Pas gjuhës seksiste me konkurenten, reagon për herë të parë Albi Nako, “Gjithçka ishte…” – ArkivaNews
Home ShowBiz Pas gjuhës seksiste me konkurenten, reagon për herë të parë Albi Nako, “Gjithçka ishte…”
Pas gjuhës seksiste me konkurenten, reagon për herë të parë Albi Nako, “Gjithçka ishte…”
0

Pas gjuhës seksiste me konkurenten, reagon për herë të parë Albi Nako, “Gjithçka ishte…”

0
0

Albi Nako është pjesë e jurisë së “Just Dance”, një emision që vjen për herë të parë në “E Diell”, nën drejtimin e Dojna Memës.

Gjatë spektaklit të djeshëm, Albi është kapur me një konkurente 40 vjeçare, së cilës pas performancës i ka thënë: “Për mua është personazhi tipik i atyre filmave si Planeti i Majmunëve. Mendoj që në vend të garosh me këta të rinj je në moshë për t’u martuar dhe për të bërë fëmijë”

Kjo deklaratë e tij është pritur shumë keq nga publiku, të cilët kanë shpërthyer në komente negative ndaj koreografit.

E në kushtet kur askush në studio nuk reagoi, kritikat u drejtuan edhe nga personat e pranishëm aty që preferuan të heshtin.

Por duke u nisur nga konotacioni që morri kjo situatë, koreografi Albi Nako ka folur për herë të parë në Top Albania Radio duke e justifikuar gjithçka që tha me faktin që çdo gjë ishte e inskenuar dhe se me Belën njihet prej 20 vitesh e madje ajo punon për Albin.

Nako tha gjithashtu se nuk e mendonte që situata do të komentohej kaq shumë, ndërsa u justifikua sërish me faktin që një person nuk bëhet i famshëm nëse e lavdëron, por nëse bën diçka për të tërhequr vëmendjen.

Link: https://www.instagram.com/tv/CKdoqzzDfqq/?utm_source=ig_embed

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BxH7Ae3p_l-/