Vëllai i këngëtares Fifi feston sot ditëlindjen e tij të 19 dhe një urim special ka ardhur nga këngëtarja.
Ajo ka postuar në instagram një foto me vëllain, të cilin e prezanton për herë të parë dhe krahas fotos ajo shkruan: “ Te ti e gjej mbështetjen e vëllaut, e të shokut të ngushtë. Ty të kam krahë të djathtë. Mezi kam prit ti me u rrit e me të pas bashkëudhëtar në rrugëtimin tim. Ma gëzofsh ditëlindjen e 19, të dua i vogli jem”
Krahas fotos këngëtarja ka marrë shumë mesazhe nga miq e fansa të saj, të cilët e urojnë për vëllain.
Fifi është vënë së fundmi shpesh herë në qendër të vëmendjes, sa I takon jetës së saj private.
Ajo ka thënë shpesh se është single, por e dashuruar me dikë, edhe pse nuk ka preferuar asnjëherë të japë detaje.
Link: https://www.instagram.com/p/CKfIyLDBE7k/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CH8pVOnHOun/