E pabesueshme/21 vjeçari me COVID-19, del fshehurazi nga spitali për të bërë shopping
Një 21 vjeçar në Gjermani ka shokuar opinionin publik, pasi ka dalë fshehurazi nga spitali ku po kurohej i prekur nga COViD-19 për të bërë shopping.
Ai ishte shtruar në një klinikë në qytetin Wiesbaden dhe pasi u largua mori trenin për të shkuar deri në Mainz një tjetër qytet gjerman ku kishte vendosur të bënte pazar në supermarket.
Më pas rreth prës 22 të mbrëmjes i riu nuk është ndjerë mirë dhe i është afruar një patrulle të sigurisë, duke ju thënë se kishte nevojë për ndihmë mjekësore.
Ai është transportuar në një prej klinikave të qytetit ku ndodhej, për të marrë ndihmë mjekësore.
Në kushte të tilla funksionarët e policisë federale janë duke ndjekur të gjithë kontaktet që ka pasur 21 vjeçari, sidomos në supermarket ku njëri prej punonjësve deklaroi se pati kontakt më të afërt me djalin të cilit i shërbeu.
Menjëherë pas kësaj ngjarjeje autoritet kanë izoluar supermarketin i cili është mbyllur deri sa të zbulohet nëse djali ka infektuar persona të tjerë gjatë kohës që ka bërë pazar.
Ndërsa 21 vjeçari do të ndiqet penalisht, pasi me veprimet e tij jo vetëm ka thyer karantinën e detyrueshme, por ka vënë në rrezik jetën e shumë personave të tjerë duke u treguar i papërgjegjshëm në kushtet e pandemisë.
Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/xYiOWrQ7n7M
Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/oI20ehIGNd4