Home Aktualitet Statusi në Twitter që i kushtoi “parajsën..”, Ylli i mediave sociale deportohet nga Bali
Statusi në Twitter që i kushtoi “parajsën..”, Ylli i mediave sociale deportohet nga Bali
0

Statusi në Twitter që i kushtoi “parajsën..”, Ylli i mediave sociale deportohet nga Bali

0
0

Influencuesja e njohur Kristen Gray pjesë e komunitetit LGBTI, është deportuar nga Bali pas një viti jetesë në ishull së bashku me partneren e saj.

Largimi dhe më pas arrestimi i saj erdhi pas një mesazhi në Twitter ku ndër të tjera Kristen tregon se stili i saj i jetës në këtë vit është përmërisuar, ndërsa kostoja e jetesës është shumë më e ulët.

Ajo krahason qeranë e lartë të shtëpisë në Los Angeles me atë të shtëpisë në Bali që ëshë shumë më e lirë.

Pasi shpjegon se jeta e saj ndryshoi plotësisht pas ardhjes në Bali, ajo i fton të gjithë ata që njeh, pjesë e komunitetit ku ajo bën pjesë të vijnë në ishull, pavarësisht pandemisë.

Por vetëm tre ditë pas këtij statusi, ëndrra e influencueses përfundon aty dhe ajo deportohet nga Bali në drejtim Los Angeles.

Autoritetet vendase akuzojnë gratë se kanë dhunuar ligjet e emigracionit, kanë tejkaluar afatin e vizave, nuk kanë paguar taksat në shtetin indonezian dhe kanë shpërndarë informacione që mund të disorientojnë publikun.

Vajzat me komentet e tyre kanë shqetësuar gjithashtu edhe balinezët, të cilët kanë thënë se në fakt parajsa që përshkruhet në rrjetet sociale nuk ka lidhje fare me jetën reale në këtë vend dhe se lumturia, jeta e bukur dhe me pak buxhet ka një kosto të madhe dhe rëndon në shpatullat e banorëve të zonës.

Nga ana e tjetër Gray e ka paraqitur Indonezinë si një vend aspak racist apo homofob, kur në fakt është krejt e kundërta.

Në Indonezi është e ndalur rreptësisht martesa mes personave të së njëjtës gjini dhe vazhdimisht janë shënuar raste të rënda diskriminimi për këtë kategori.

Indonezia ndërkaq ka depotuar këtë javë edhe një tjetër influencues  rusin Sergei Kosenzo me 4,9 milion ndjekës në instagram, pasi organizoi një festë me 50 të ftuar, duke thyer rregullat anti COVID.

Kristen

Link: https://www.instagram.com/p/CKWArOMpTas/

kristennn

Link: https://www.instagram.com/p/CKWGmRGpsoD/

Burimi i lajmit: https://www.spiegel.de/politik/ausland/bali-influencerinnen-werden-von-urlaubsinsel-abgeschoben-a-6cf8fcc3-5de6-48b1-96b1-7548e43541c8?sara_ecid=soci_upd_KsBF0AFjflf0DZCxpPYDCQgO1dEMph

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/woman-soaking-on-the-swimming-pool-3225531/