Miriam Cani dhe Alban Skënderaj, një vit më parë u bënë prindër për herë të dytë.
Këtë herë ata u bekuan me një djalë të cilin e quajtën Duam.
Vogëlushi sapo ka bërë një vjeç dhe me këtë rast, Miriam ka publikuar një këngë dhuratë për të.
Ndërkohë duket se talentin e prindërve e ka trashëguar edhe vogëlushja Ameli e cila, këngën e ka pasion dhe këtë sapo na e zbuloi Miriam me një video të postuar në instgram.
Ameli është duke u bërë gati për të shkuar në kopësht dhe këtë e shoqëron me një koncert të vogël teksa po këndon.
Spektaktor është jo vetëm Miriam, por edhe vogëlushi Duam, i cili mesa duket po e pëlqen koncertin e të motrës, pasi e shohim që po lëviz këmbët dhe duart gjithë qejf, ndërsa është duke dëgjuar zërin e saj.
“Po ndjekim koncertin e motrës para se të niset për në kopësht”, shkruan Miriam krahas videos së postuar në instagram.
Link: https://www.instagram.com/miriamcani/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CC5Y7PQF0BH/