Home ShowBiz Publikohet “Përrna, Përrna”, një këngë dhe një klip për të mos u humbur
Publikohet “Përrna, Përrna”, një këngë dhe një klip për të mos u humbur
0

Publikohet “Përrna, Përrna”, një këngë dhe një klip për të mos u humbur

0
0

“Përrna, Përrna”, është projekti më i ri muzikor i Leon publikuar vetëm një ditë më parë dhe që ka tërhequr vëmendjen e fansave të tij.

Kënga është e stilit rap dhe vjen me një ritëm të veçantë, ndërsa vlen të theksohet se shoqërohet nga një videoklip i realizuar me mjeshtëri nga Fullmoon Production.

Klipi është i gjithi bardhë e zi dhe kombinohet me pamje të filmuara nga sipër të qytetit ku është realizuar, ndërsa protagonistët e tij shfaqen në një makinë që qëndron në ajër.

Gjithashtu edhe vetë këngëtari gjatë kohës që interpreton këngën qëndron pezull në ajër, teksa sjell një këngë krej unike.

Klipi i këngës është më i veçanti realizuar deri më sot në Shqipëri dhe mund të themi se është i pari i këtij lloji duke e bërë këngën edhe më tërheqëse për fansat e këngëtarit.

“Përrna Përrna” premton të kthehet shumë shpejt në një hit, ndërsa shohim që edhe pse pak orë nga publikimi ka arritur të ketë pëlqimin e shumë prej fansave të këngëtarit.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=YAUcLmu2J4M

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CKbRhfZlZbP/