Nëna e Ledrit, Xheraldina feston sot ditëlindjen dhe mes shumë urimeve nga miq, fansa e bashkëpunëtore, një urim special ka ardhur nga Sara.
Ajo ka postuar në instagram një foto ku pozon së bashku me nënën e Ledrit, një foto e vjetër, e papublikuar më parë, ku ato të dyja shfaqet duke u përqafuar ndërsa i buzëqeshin njëra tjetrës.
“Gëzuar ditëlindjen për gjyshen më të re dhe më të nxehtë në familjen tonë, të dua Xheraldina”, shkruan ajo krahas fotos duke e uruar në këtë mënyrë nënën e Ledrit.
Ato të dyja e kanë treguar shpesh se kanë një raport shumë të mirë me njëra tjetrën dhe këtë Xheraldina e ka treguar shpesh herë edhe nëpër intervistat të ndryshme ku ka treguar se Sarën e do njësoj sikur të ishte e bija.
Link: https://www.instagram.com/xheraldina/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CF7nlaFFHV3/