Home ShowBiz Të gjithë e kishin kuptuar.., Ana dhe Lediana zbulojnë të tjera detaje pas skandalit Tea-Beart-Andi
Të gjithë e kishin kuptuar.., Ana dhe Lediana zbulojnë të tjera detaje pas skandalit Tea-Beart-Andi
0

Të gjithë e kishin kuptuar.., Ana dhe Lediana zbulojnë të tjera detaje pas skandalit Tea-Beart-Andi

0
0

Tea dhe Andi dolën të përputhur nga emisioni, por lidhja e tyre false do të zgjaste vetëm pak ditë, pasi Tea në të vërtetë që prej tetor të vitit të kaluar është në një lidhje me Beartin.

E gjitha u zbulua pas disa fotove që qarkulluan me shpejtësi në rrjet dhe që u bënë kryefjala e mediave ditët e fundit.

Tea e sqaroi gjithë situatën duke treguar se edhe produksioni ishte në dijeni dhe janë shtirur prej frikës së kontratës që kanë nënshkruar.

Megjithatë duket se ata të dy nuk kanë mundur të mashtrojnë konkurentët aty brenda.

Ana Kauri dhe Lediana Prenga kanë reaguar pas zbulimit të së vërtetës duke risjellë në kujtesë debatet që kanë pasur me Tean dhe mendimin e tyre për historinë mes Teas dhe Andit.

Ato të dyja që atëherë kanë deklaruar hapur se nuk besonin në historinë e tyre dhe se ata të dy dukeshin shumë të shtirur, ndërsa Tea në atë kohë do ti thoshte Anës se ajo ishte xheloze.

Këtë momentet Ana e ka risjellë në kujtesë duke e publikuar në story, ndërsa Lediana kur është pyetur se sa beson tek ata si çift ajo ka thënë se nuk beson fare dhe se i duken të shtirur.

Link: https://www.instagram.com/ledjanaprengaa/https://www.instagram.com/annakauri/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CKvxGCOJVp9/https://www.instagram.com/p/CKuCbUprYJ9/