Home ShowBiz Çfarë po ndodh me Fifin…, Fationi publikon foton që po frikëson fansat e këngëtares
Çfarë po ndodh me Fifin…, Fationi publikon foton që po frikëson fansat e këngëtares
0

Çfarë po ndodh me Fifin…, Fationi publikon foton që po frikëson fansat e këngëtares

0
0

Një deklaratë e Fifit e cila pranoi hapur se i vetmi djalë që i pëlqente nga “Përputhen” ishte Fationi, si dhe disa foto e komente dyshuese bënë të qarkullojnë thashetheme për një lidhje mes tyre.

Por në këtë mes nuk ka asnjë të vërtetë, të paktën Fationi kështu u shpreh, pasi u pyet gjatë një interviste, duke thënë se Fifi është një vajzë shumë e mirë dhe ai e ka shumë shoqe.

Megjithatë nuk është çudi që ata të dy të jenë duke bashkëpunuar për ndonjë klip të ri të këngëtares, pasi së fundmi Fationi ka shpërndarë në instagram një foto që i ka frikësuar fansat e këngëtares.

Në foto shihet Fifi e shtrirë në një shtrat spitali e rrethuar nga disa aparatura që masin të rrahurat e zemrës, ndërsa ajo është me sytë e mbyllur.

Fationi nuk ka dhënë asnjë detaj lidhur me këtë foto, por dyshohet se mund të jetë ndonjë foto e shkëputur nga ndonjë projekt i mundshëm muzikor që Fifi mund të sjellë së shpejti dhe që ndoshta do të bashkëpunojë me Fationin.

fifi

Link: https://www.instagram.com/fifi.official.fr/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CJY_dCxhFT5Q2Y-bV-Vx-CDoF_zy5nXwC6bv1c0/https://www.instagram.com/p/CKZENCiBwHP/