Home ShowBiz Dojna e ka gjetur zgjidhjen, ja si e qetëson Vlashentin pas një zënke
Dojna e ka gjetur zgjidhjen, ja si e qetëson Vlashentin pas një zënke
0

Dojna e ka gjetur zgjidhjen, ja si e qetëson Vlashentin pas një zënke

0
0

Moderatorja Dojna Mema dhe këngëtari Vlashent Sata që pasi bënë publike lidhjen e tyre, i shohim shpesh teksa ndajnë me fansat momente të ndryshme nga përditshmëria e tyre.

Shpesh i shohim duke kënduar, kërcyer e duke zbuluar pak më shumë nga lidhja mes tyre.

Këtë herë Dojna ka zbuluar përmes eksperiencës së saj se si mund ta forcosh një lidhje me një shkodran.

Dikush e ka pyetur Dojnë në instagram dhe ajo ka zbuluar disa sekrete.

“Thuaji që s’ka si Shkodra dhe gegnishtja është dialekti më i ëmbël, që ke dëgjuar ndonjëherë. Bik Ndoja është super artist dhe kafja e madhe s’ka të krahasuar me Café de Flore në Paris”, shkruan ajo fillimisht, por nuk ndalet këtu sepse fillon të përmend më pas Migjenin dhe Rozafën.

“Shto Migjenin dhe thuaji që do kishe shumë qejf t’ja vije emrin gocës Rozafa. Sigurisht mos ja vendos ashtu, por bjeri në sy që e ke menduar. Nëse jeni zënë gatuaji tavë me krap, ose çoje për drekë në Shirokë”, shkruan sërish Dojna duke zbuluar kështu tjera sekrete.

Por më kryesorja sipas saj është që të qeshësh gjithmonë me batutat e tij edhe nëse ndonjëherë nuk i kupton.

 

dojnaaaa

dojna

dojnaaaaaa

Link: https://www.instagram.com/dojnamema/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CJyQyAwBbqh/