Home ShowBiz E bënë të vdekur nga një overdose, reagon e shokuar Bebe Rexha
E bënë të vdekur nga një overdose, reagon e shokuar Bebe Rexha
0

E bënë të vdekur nga një overdose, reagon e shokuar Bebe Rexha

0
0

Kohët e fundit në rrjet është përhapur lajmi se këngëtarja Bebe Rexha ka ndërruar jetë nga overdose.

Këto lajme i kanë rënë në vesh edhe këngëtares e cila e shokuar ka reaguar në Twitter ku në një status shkruan: “U zhduka nga rrjetet sociale për tre ditë dhe jo vetëm që më bënë të vdekur, por edhe nga një overdose”

Por pas impaktit të parë me këtë lajm, Bebe ka filluar të bëjë humor me këtë fakt teksa shkruan: “Jam një fantazëm dhe po ju shkruaj nga dollapi i dhomës së gjumit”

Lajmi për vdekjen e saj që bëri xhiron e rrjetit i referohej CNN, por nuk dihej se kush dhe përse e ka përhapur lajmin në fjalë.

Në njoftim thuhej se ajo ndërroi jetë në shtëpinë e saj në Californi dhe se për këtë ishte shprehur edhe vetë familja e saj, ndërsa kërkohej respektimi i privatësisë në këtë kohë të vështirë.

bebe rexhaaaaa

bebe

Link: https://twitter.com/beberexha?lang=en

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CIZVNL8lTrR/