Home ShowBiz “Me kë nga djemtë e Përputhen je e lidhur…”, Shqipja bën deklaratën e papritur
“Me kë nga djemtë e Përputhen je e lidhur…”, Shqipja bën deklaratën e papritur
0

“Me kë nga djemtë e Përputhen je e lidhur…”, Shqipja bën deklaratën e papritur

0
0

Edhe pse është larguar kohë më parë nga “Përputhen”, Shqipe Hysenaj nuk ka qëndruar aspak në hije.

Ajo ka trazuar gjithmonë ujrat me fotot dhe deklaratat e saj bombë, të cilat në fund dolën të vërteta.

Këtë herë ajo ka vendosur që të flasë për veten, duke ju përgjigjur pyetjeve të fansave.

Dikush prej fansave e ka pyetur atë se me cilin prej djemve të “Përputhen” është e lidhur, duke përmendur, Andin, Fationin, Mevlanin dhe Erlindin.

Ajo ka mohuar të jetë lidhur me njërin prej tyre, por ka pranuar se me Andin dhe me Mevlanin ka folur më shpesh se me të tjerët.

Kujtojmë se ajo publikoi kohë më parë edhe një mesazh zanor të Andit, me të cilin në fillim u duk sikur kishte njëfarë pëlqimi, por pas daljes së saj, Andi u fokusua tek Tea, një histori që së fundmi u vu në qendër të vëmendjes pas zbulimit të lidhjes që Tea kishte me Beartin.

shqipee

Link: https://www.instagram.com/shqipehysenaj/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CH5VQCJF8Xi/