Rekord infektimesh, shënohet numri më i lartë që prej fillimit të pandemisë
0
0
1007 raste të reja me COVID-19, janë rregjistruar gjatë 24 orëve të fundit duke shënuar numrin më të lartë të rasteve që prej fillimit të pandemisë në mars të vitit të kaluar.
Ministria e Shëndetësisë njofton gjithashtu se fatkeqësisht kanë ndërruar jetë 6 persona midis moshës 49 dhe 92 vjeç.
Aktualisht është rritur edhe numri i të shtruarve në spitale krahasuar me disa ditë më parë.
Konkretisht në të katërta spitalet në vend ndodhen aktualisht 404 të shtruar, 21 prej të cilëve në terapi intensive dhe 6 të intubuar.
Sipas të dhënave të Ministrisë gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar në total 581 persona.
Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/moHiHqdmUYY