Spray me spec djegës për të ndërprerë ceremoninë e dasmës, thyen rregullat anti COVID
Policia ka ndërprerë një ceremoni martese brenda një apartamenti në Berlin ku ndodheshin 10 persona të cilët ishin mbledhur në kundërshtim me rregullat anticovid të vendosura nga qeveria.
10 persona të moshës 15 deri në 53 vjeç nuk kanë dashur të largohen nga festa në mënyrë paqësore duke bërë rezistencë ndaj shërbimeve të emergjencës dhe për këtë arsye ndaj tyre është përdorur spray me spec djegës.
Nga përplasja ka pasur të lënduar si në rradhët e të ftuarve në dasëm edhe mes personave të shërbimeve të emergjencës që ndërhynë për të shpërndarë njerëzit.
Megjithatë asnjë prej tyre nuk pati lëndime serioze dhe thuajse të gjithëve ju është ndihma në moment, me përjashtim të njërës prej të ftuarve në dasëm që nuk pranoi të trajtohej aty, por dëshironte të shkonte në spital.
Kujtojmë se Kancelarja gjermane Angela Merkel në një konferencë të pak javëve më parë , njoftoi shtyrjen e lockdown-it në Gjermani, nga fundi i janarit deri në 14 shkurt, duke vlerësuar rrezikun që vjen prej mutacionit të virusit që ka prekur rëndë Britaninë e Madhe dhe Irlandën.
Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/8BtEQBAaVvE