Home Aktualitet Bie nga ballkoni teksa po bënte foto, artisja ndërron jetë në moshën 34 vjeçare
Bie nga ballkoni teksa po bënte foto, artisja ndërron jetë në moshën 34 vjeçare
0

Bie nga ballkoni teksa po bënte foto, artisja ndërron jetë në moshën 34 vjeçare

0
0

Sophie Xeon një muzikante dhe producente e njohur skoceze e nominuar edhe për Grammy ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike në moshën 34 vjeçare.

Ajo është ngjitur në e godinës ku qëndronte për të bërë disa foto, por gjithçka ka rezultuar fatale për 34 vjeçaren e cila nuk ka mundur ti mbijetojë aksidentit.

Sipas të dhënave nga policia, Sophie e cila njihej gjithashtu edhe si ikona transgjinore ka rënë nga një ndërtesë tre katëshe në Athinë, ndërsa po tentonte ti bënte disa fotografi hënës.

Sophie mori edhe më shumë famë në vitin 2018, pas publikimit të albumit “Oil of every pearl’s un insides”.

Ndërsa fillimet e famës së saj datojnë që në 2014, pas publikimit të këngës “Lemonade” që u konsiderua si një këngëve më të mira të atij viti.

Miq dhe familjarë të artistes janë shprehur të hidhëruar për largimin e papritur të saj nga jeta, ndërsa kanë vlerësuar kontributin që ajo ka dhënë ndër vite në fushën e muzikës.

Sophie Xeon

Link: https://www.instagram.com/p/CKq_sIroEqL/

Burimi i lajmit: https://www.legacy.com/news/celebrity-deaths/sophie-1986-2021-grammy-nominated-musician-and-producer/