Modelja e njohur Emily Ratajkowski do të bëhet shumë shpejt nënë për herë të parë.
Ajo është në muajt e fundit të shtatëzanisë dhe herë pas here e shohim të postojë ndonjë foto ku tregon barkun e rrumbullakosur.
Këtë herë ajo ka pozuar totalisht e zhveshur përpara pasqyrës, ndërsa shohim sa shumë është rritur barku.
Krahas fotos ajo ka rrëfyer ndjesinë e të qënit shtatëzanë dhe atë çfarë përjeton në momente të ndryshme.
“Ndonjëherë ndihem si Winnie the Pooh versioni human, herë të tjera si një perëndeshë fertiliteti. E bëra këtë foto, ndërsa ndihesha një perëndeshë. Ndonjëherë e di që që do më mungojë ky bark dhe ato shkelmime shumë shpejt”, shkruan ajo krahas fotos ku tregon barkun e rrumbullakosur.
Link: https://www.instagram.com/p/CK38K-gM_eh/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CHREbOJssHG/