Home ShowBiz Cristiano feston ditëlindjen dhe Georgina e uron në mënyrën më unike të mundshme
Cristiano feston ditëlindjen dhe Georgina e uron në mënyrën më unike të mundshme
0

Cristiano feston ditëlindjen dhe Georgina e uron në mënyrën më unike të mundshme

0
0

Cristiano Ronaldo feston sot 36 vjetorin e lindjes dhe kush më bukur se partnerja e tij mund ta uronte në këtë ditë të veçantë.

Georgina ka shpërndarë në instagram disa foto shumë të bukura ku pozojnë të dy bashkë nga pushimet e tyre në veri të Italisë.

Ata duken shumë të lumtur bashkë teksa pozojnë në mes të dëborës ndërsa krahas fotove modelja shkruan një urim special për partnerin e saj.

“Të mbërrish në moshë të madhe me të njëjtin iluzion si sot. Gëzuar ditëlindjen dashuria ime. Uroj që ditët në vazhdim të sjellin në jetët tona shumë dashuri, shëndet dhe bekime”, shkruan ajo krahas fotove ku pozon së bashku me partnerin e saj.

Ndërsa vetë Cristiano ka ndarë me ndjekësit në instagram një foto me Georginën dhe fëmijët e tij krahas së cilës ai bën një reflektim të 36 viteve jetë dhe 20 viteve karrierë të mbushura me momente të paharueshme dhe emocione pafund.

Ai ka falënderuar të gjithë fansat e tij dhe ata që e kanë ndjekur ndër vite dhe të gjithë ata që i kanë dërguar urimet e tyre në këtë ditë feste për të.

cristiano

cristiano1

Link: https://www.instagram.com/p/CK6Jj0vn3cI/

cristiano2

cristiano3

cristiano4

Link: https://www.instagram.com/p/CK7D_oPAIOj/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CK4BU2yAyIe/