Home ShowBiz Këngëtarja e njohur drejt martesës me partnerin 6 vite më të ri
Këngëtarja e njohur drejt martesës me partnerin 6 vite më të ri
0

Këngëtarja e njohur drejt martesës me partnerin 6 vite më të ri

0
0

Këngëtarja e njohur Kylie Minogue duket se është në prag martese me partnerin e saj Paul Solomons.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë vjehra e këngëtares, nëna e partnerit të saj e cila e ka shumë qejf këngëtaren 52 vjeçare.

Këngëtarja australiane është duke dalë me drejtorin e revistës së famshme GQ që prej 2018.

Nëna e Paul konfirmoi lajmin, ndërsa tha për mediat se  kjo është një gjë shumë e mirë dhe ajo është shumë e lumtur që ata të dy më në fund do të shkojnë drejt martesës.

Ajo shtoi më tej se nuk mund të jepte më shumë detaje pasi nuk i lejohet, ndërsa shtoi se i respekton të dy.

Megjithatë nëna e Paul nuk dha asnjë detaj tjetër lidhur me datën e përafërt se kur mund të mbahet ceremonia.

Ndërsa vetë çifti nuk ka reaguar ende ndaj këtyre lajmeve.

paul, kylie

Link: https://www.instagram.com/p/BqE8xg_BSvi/

Burimi i lajmit:  https://www.standard.co.uk/news/uk/kylie-minogue-engaged-fiance-paul-solomons-b918645.html

Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/uC_xMAm8WHU