Elvisi i “Përputhen” ka bërë një bashkëbisedim me fansat e tij në instagram dhe shumë prej pyetjeve lidheshin me konkurentët e tjerë dhe sidomos me vajzat.
Dikush e ka pyetur Elvisin se kur do të dalë me Anën dhe ai ka thënë se kjo ndoshta do të ndodhë kur Ana të heqë dorë nga iluzioni që është perëndeshë.
“Përveç kësaj unë ndaj Anës nuk ka as hatërmbetje, as mllef, ndjesi të cilat Ana i ha për mëngjes në vend të cornflakes”, shkruan ai në përgjigje të pyetjes që i bëhet.
Ai ka folur gjithashtu edhe për Ledianën për të cilën ka respekt, por nëse nuk do ishte nga Mirdita, do të ishte zënë me të në çdo puntatë për çështje këndvështrimesh.
Link: https://www.instagram.com/loco.elvis/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CJKAmDdBOcoJu1pvgnDqFDN7AD8v9UqOwGnzlM0/,
https://www.instagram.com/p/CKCIEuHBLzr0sVzmELVtFWcpTI6c8OCydvyDbU0