Home ShowBiz Poem mbërrin në shtëpi, prindërit e Ledrit i bëjnë pritjen spektakolare
Poem mbërrin në shtëpi, prindërit e Ledrit i bëjnë pritjen spektakolare
0

Poem mbërrin në shtëpi, prindërit e Ledrit i bëjnë pritjen spektakolare

0
0

Poem Blu ka takuar për herë të parë gjyshërit e saj dhe ata kanë organizuar një pritje spektakolare për të voglën.

Poem lindi në Gjermani në mes të muajit dhjetor dhe vetëm tani ka mundur të udhëtojë drejt Kosovës për të takuar gjyshërit.

Xheraldina ka postuar në instagram një foto me vogëlushen në duar  krahas së cilës shkruan: “ Dhe ajo erdhi dhe bëri që zemra ime të shkrijë dhe të rrahë me një ritëm tjetër”

Ajo ka zbuluar gjithashtu përmes disa videove pritjen spektakolare që ka bërë për vogëlushen.

Ata e kanë dekoruar të gjithë oborrin e shtëpisë dhe ambjentet brenda me tullumbaca të bardhë e bezhë, ndërsa në njërin prej tyre, vendosur në qendër dhe pak më i madh se të tjerët shkruhej: “Mirë se vjen, Poem”

Tullumbacat dhe dekori unik nisnin që përjashta dhe vijonin brenda në shtëpi duke përfshirë edhe katin e dytë të banesës.

Vogëlushja ka patur një pritje të jashtëzakonshme dhe gjyshja është kaq e lumtur që më fund po e mban në duar mbesën e saj.

Link: https://www.instagram.com/xheraldina/

xheraldina

xheraldinaaa

Link: https://www.instagram.com/p/CK_oSV9F8Zq/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CJ9PIn7HPj_/