Pak ditë më parë në rrjet qarkulloi një video e shkurtër e Atdheut me një femër në pishinë.
Vajza ishte e panjohur për publikun dhe nuk dihej se çfarë kishte ndodhur me të, derisa Atdheu vendosi të reagojë duke treguar si qëndron e vërteta.
Ai tha se jo çdo vajzë me të cilën ai del duhet të ketë patjetër lidhje me të.
Megjithatë këtë gjë ai e ka diskutuar edhe në “Përputhen Prime”, kur ka sqaruar se videoja ka qenë pjesë e një reklame dhe madje ai ka postuar në instastory një tjetër moment nga kjo video ku shfaqet sërish në pishinë me vajzën në fjalë, duke vërtetuar pikërisht atë që tha mbrëmjen e djeshme.
Kujtojmë se Atdheu ka pasur disa takime me vajzat në “Përputhen” dhe veçanërisht me Melisën, me të cilën ka pasur më shumë afrimitet.
Megjithatë kjo e fundit deklaroi se mes saj dhe Atdheut nuk mund të ketë asnjë gjë më shumë sesa miqësi pavarësisht tërheqjes fizike mes tyre.
Link: https://www.instagram.com/atdhe_xharavina/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CJI75dgJZxC/