Opinionisti i “Përputhen”, Arjan Konomi ka debatuar ashpër pasditen e djeshme me Elvisin.
Ai ka komentuar fillimisht takimin e tij me Sindin dhe sipas tij ky takim nuk kishte emocion dhe ishte njësoj si takimet e para edhe pse ata të dy janë takuar disa herë.
Më pas në debat e sipër, Arjani i ka thënë Elvisit se nuk e kupton për çfarë ka ardhur këtu, duke qenë se thuajse për të gjitha vajzat ka thënë se nuk ka punë me to.
Arjani ka vijuar më tej duke shtuar: “Pse po rri akoma, me të gjitha vajzat ke thënë që s’ke punë, me kë ke punë me Borën, përse ke ardhur”
Më pas Elvisi i është përgjigjur se nuk është gjë e keqe të dish standartet e tua dhe të mos dalësh me këdo.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=gGJY4RvO1RY&feature=emb_err_woyt
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CK6vs-thBjj-KL5jRjZxNoybetoB9cYfVfg-9o0/,
https://www.instagram.com/p/CJKAmDdBOcoJu1pvgnDqFDN7AD8v9UqOwGnzlM0/