Home Aktualitet E rëndë, vetëvritet modelja e njohur, Ardian Bujupi bën dedikimin prekës
E rëndë, vetëvritet modelja e njohur, Ardian Bujupi bën dedikimin prekës
0

E rëndë, vetëvritet modelja e njohur, Ardian Bujupi bën dedikimin prekës

0
0

Modelja e njohur gjermane Kasia Lenhardt ka ndërruar jetë në moshën 25 vjeçare.

Ajo është gjetur e pajetë në apartamentin e saj në Berlin, ndërsa sipas ekspertëve në vendngjarje modelja ka kryer vetëvrasje.

Ky lajm ka shokuar gjithë opinionin publik dhe fansa e miq të modeles kanë shprehur ngushëllimet në rrjet për largimin e saj nga jeta.

Një prej tyre është edhe këngëtari shqiptar Ardian Bujupi I cili ka shpërndarë në instagramin e tij një foto me modelen krahas së cilës shprehet pa fjalë për këtë lajm të trishtë.

“Nuk mundem ta besoj, por më duhet ta përballoj, Kasia ka ndërruar jetë duke kryer vetëvrasje, ndërsa ditët e fundit kemi folur për projektin e fundit që do të realizonim bashkë. Ajo ishte plot energji dhe vetëbesim. Kjo ndodh kur njerëzit të gjykojnë dhe bullizojnë në çdo moment. Diçka duhet të ndryshojë, ne duhet të ndryshojmë, le të jetë vdekja e saj një mësim si vdekja e Princesh Dianës. Pusho në paqe ëngjëll”, shkruan këngëtari krahas fotos me modelen ku shohim komente pafund ngushëllimi për këtë lajm të hidhur.

bujupiii

bujup

Link: https://www.instagram.com/p/CLHG_OdMsmf/