Tea dhe Bearti janë çifti që u njohën gjatë spektaklit “Përputhen” dhe që u bënë çift pas daljes së Beartit.
Historia e tyre bëri shumë bujë në media, pasi kur Tea ishte e lidhur me Beartin vazhdoi të qëndronte në emision duke u shtirur sikur kishte ndjenja për Andin, duke dalë më pas të dy të përputhur.
Pasi u zbulua e vërteta, Tea sqaroi se e gjitha ishte një lojë e produksionit dhe se ata ishin në dijeni për çdo gjë dhe se e kanë detyruar të qëndrojë dhe më pas të dalë e lidhur me Andin.
Por duket se të gjithë këtë rrëmujë, Tea e ka lënë pas krahëve dhe gjatë ditës së djeshme ka festuar Shën Valentinin e parë me Beartin.
Ata të dy e festuan ditën e të dashuruarve në Vlorë dhe Bearti ka treguar përmes disa videove pamjet nga dhoma e gjumit mbuluar me petale trëndafilash gjithë sheshi dhe krevati.
Dhoma ishte e mbushur gjithashtu me tullumbaca të kuq në formë zemre dhe ata të dy dukeshin shumë të lumtur së bashku.
Link: https://www.instagram.com/beartrexhepi/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CHauMZyALzi/, https://www.instagram.com/p/CFzIgfDnM1o/