Home ShowBiz Petale në shtrat dhe tullumbaca në formë zemre, Bearti surprizon Tean për Shën Valentin
Petale në shtrat dhe tullumbaca në formë zemre, Bearti surprizon Tean për Shën Valentin
0

Petale në shtrat dhe tullumbaca në formë zemre, Bearti surprizon Tean për Shën Valentin

0
0

Tea dhe Bearti janë çifti që u njohën gjatë spektaklit “Përputhen” dhe që u bënë çift pas daljes së Beartit.

Historia e tyre bëri shumë bujë në media, pasi kur Tea ishte e lidhur me Beartin vazhdoi të qëndronte në emision duke u shtirur sikur kishte ndjenja për Andin, duke dalë më pas të dy të përputhur.

Pasi u zbulua e vërteta, Tea sqaroi se e gjitha ishte një lojë e produksionit dhe se ata ishin në dijeni për çdo  gjë dhe se e kanë detyruar të qëndrojë dhe më pas të dalë e lidhur me Andin.

Por duket se të gjithë këtë rrëmujë, Tea e ka lënë pas krahëve dhe gjatë ditës së djeshme ka festuar Shën Valentinin e parë me Beartin.

Ata të dy e festuan ditën e të dashuruarve në Vlorë dhe Bearti ka treguar përmes disa videove pamjet nga dhoma e gjumit mbuluar me petale trëndafilash gjithë sheshi dhe krevati.

Dhoma ishte e mbushur gjithashtu me tullumbaca të kuq në formë zemre dhe ata të dy dukeshin shumë të lumtur së bashku.

Link: https://www.instagram.com/beartrexhepi/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CHauMZyALzi/https://www.instagram.com/p/CFzIgfDnM1o/