E fundit, rritet sërish kurba e të infektuarve, 18 persona ndërrojnë jetë
0
0
1075 raste të reja me COVID-19 janë rregjistruar gjatë 24 orëve të fundit duke shënuar kështu një tjetër rritje të kurbës së rasteve pozitive ditore.
Ministria e Shëndetësisë njofton se fatkeqësisht kanë ndërruar jetë 18 persona.
Në total janë kryer 3901 testime dhe numri më i lartë i rasteve të reja është rregjistruar në Tiranë.
Situata vijon të jetë problematike në spitale ku vihet re një numër i shtuar personash që marrin trajtim mjekësor.
Aktualisht në të katërt spitalet në vend po trajtohen 585 pacientë, 37 në terapi intensive dhe 12 të intubuar.
Ministria e Shëndetësisë vijon të bëjë apel për të respektuar rregullat e higjenës, distancën e sigurisë dhe maskat në çdo ambjent.
Link dhe burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/