Home Aktualitet Komisioni Teknik del me një vendim, “Ora policore do të…”
Komisioni Teknik del me një vendim, “Ora policore do të…”
0

Komisioni Teknik del me një vendim, “Ora policore do të…”

0
0

Ekspertët e Komisionit Teknik kanë vendosur që ora policore të vijojë të jetë e njëjtë edhe në vazhdim.

Konkretisht qarkullimi dhe çdo lloj aktiviteti tjetër do të vijojë të jetë i ndaluar prej orës 20:00 deri në orën 6 të mëngjesit.

Gjatë konferencës së përbashkët u tha se është vënë re shifrat janë të qëndrueshme dhe madje me një tendencë uljeje, për pasojë do të vijojmë të mbetemi në të njëjtat masa shtrënguese.

Gjithashtu në gjimnazet ku është vendosur para dy javësh që mësimi të bëhet online, do të vijojë po njësoj.

Po kështu edhe me Universitetet me ndryshim në rast provimesh të cilat do të jenë të alternuara.

Kujtojmë se shtrëngimi i masave u vendos para dy javësh dhe sipas ekspertëve kanë filluar të ndihen rezultatet e para, megjithatë ata vijojnë të bëjnë apel për të respektuar masat.

komiteti teknik

Link: https://www.youtube.com/watch?v=fsPTaZmmWTU

Burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=ks2o0bxm6fA