Home ShowBiz I punoi një super reng Ylli Limanit, modelja nuk pushon së qeshuri me reagimin e tij
I punoi një super reng Ylli Limanit, modelja nuk pushon së qeshuri me reagimin e tij
0

I punoi një super reng Ylli Limanit, modelja nuk pushon së qeshuri me reagimin e tij

0
0

Modelja e njohur kosovare Dajana Kalo e cila u përfol së fundmi për një lidhje me këngëtarin Ylli Limani ka vendosur ti punojë këtij të fundit një reng shumë të këndshëm.

Ajo ka filluar të telefonojë me video call të gjithë miqtë e saj mes të cilëve edhe këngëtarin Ylli Limani dhe në momentin që sapo persona nga ana tjetër hap telefonin ajo i thotë direkt se ka shumë punë për momentin dhe se do ta marrë më vonë.

Ylli ka reaguar krejtësisht i habitur dhe në një moment duke mos e kuptuar e pyet sërish modelen se çfarë po thotë.

Ajo e përsërit se nuk ka kohë dhe do të marrë më vonë dhe këngëtari e shikon gjithë habit duke i thënë se është ajo që e ka marrë.

Më pas Dajana shpërthen në të qeshura, ndërsa Ylli vazhdon ta shikojë gjithë habi e më pas i bie ballit duke e bërë modelen të qeshë edhe më shumë, pasi Ylli nuk e ka kuptuar se është një lojë, por po mendon se mikja e tij paska shkalluar.

Këtë reng ajo e ka bërë me shumë miq të saj, por reagimi i Yllit është padyshim më i veçanti dhe nuk duhet humbur.

Link: https://www.instagram.com/dajanaakalo/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CJZLNQtADrv/