Home ShowBiz EmraCom bën bashkë emrat më të njohur të muzikës, zbulohen detaje nga projektet e rradhës
EmraCom bën bashkë emrat më të njohur të muzikës, zbulohen detaje nga projektet e rradhës
0

EmraCom bën bashkë emrat më të njohur të muzikës, zbulohen detaje nga projektet e rradhës

0
0

Arkiva Shqip dhe EmraCom janë bërë bashkë me emrat më të njohur të muzikës shqiptare ndërsa premtojnë të sjellin projekte dhe bashkëpunime shumë të suksesshme.

Bashkëpunimi i parë që pritet të publikohet së shpejti do të bëjë bashkë dy legjendat e muzikës siç është Sabri Fejzullahu dhe Sinan Vllasaliu.

Ata të dy do të vijnë shumë shpejt në një duet që është gati drejt përfundimit.

Ndërkohë përfaqësuesit e Arkiva Shqip dhe EmraCom kanë zhvilluar një takim në hotel Adriatik në Durrës me këngëtarët që kanë lënë gjurmë në muzikën shqiptare si Gili, Sabri Fejzullahu me të shoqen Nerën, Sinan Vllasaliu me bashkëshorten Teutën, Vjollca Haxhiu dhe Ilir Berani.

Ata kanë diskutuar në ambjentet relaksuese të Hotel Adriatik projektet e rradhës që pritet të shohin shumë shprejt dritën e publikimit dhe që padyshim do të sjellin një erë të re në muzikën shqiptare.

Kujtojmë se emrat e lartpërmendur kanë dhënë një kontribut shumë të madh në fushën e muzikës, ndërsa kanë lënë gjurmë të thella ndër vite duke sjellë hite dhe duke premtuar shumë të tjera në të ardhmen.

arkivaok

Link: https://www.instagram.com/p/CLb01BWjRPQ/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CLXhieshMhI/