Moderatorja Rudina Magjistari është prekur nga COVID-19.
Ajo e ka drejtuar emisionin nga shtëpia, ndërsa tha se ka të gjitha simptomat edhe pse ende nuk e ka bërë tamponin.
Rudina sqaroi se i shoqi ka rezultuar pozitiv dhe për pasojë deri sa edhe ajo të bëjë tamponin do të prezantojë emisionin nga shtëpia.
Megjithatë moderatorja është e bindur se është pozitive, pasi i ka të gjitha simptomat e COVID.
Para Rudinës janë prekur edhe disa moderator të tjerë shqiptarë të cilët gjithashtu kanë prezantuar nga shtëpia.
Moderatori Ardit Gjebrea u shfaq të dielën e parë nga shtëpia, ndërsa këtë të dielë do të zëvendësohet nga disa kolegë të tij.
Bora Zemani gjithashtu u prek nga COVID dhe për gati dy javë është zëvendësuar nga vajzat e “Përputhen”, derisa u rikthyer sërish të dielën.
Link: https://www.instagram.com/p/CLaEOQNDt0c/
Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/moHiHqdmUYY