Disa ditë më parë në rrjet qarkulloi një video ku Juli, djali më i ri i “Përputhen”, shihej teksa rrinte i vetmuar në një cep, ndërsa gjithë të tjerët ishin ngritur për të uruar Muratin.
Kjo ndodhi direkt pas debatit të ashpër me Sindin dhe shumë e komentuan si një reagim reflektues apo të trishtuar pas gjithë asaj që ndodhi dhe madje akuzuan kandidatët e tjerë që nuk e kanë mbështetur.
Juli u rikthye sërish pasditen e djeshme në studio dhe shpjegoi se ka marrë shumë mesazhe, por nuk ka internet në shtëpi dhe për këtë arsye nuk është përgjigjur, apo nuk e ka shpjeguar dot përse ka qëndruar ashtu.
Disa nga djemtë kanë reaguar duke thënë se Juli nuk donte të ngrihej ta uronte Muratin, ndërsa vetë ai tha se ka patur disa mesazhe negative edhe pse nuk e kuptoi përse, sepse nuk bëri asnjë gjë të keqe.
Lidhur me gjithë këtë situatë ka reaguar edhe Juli i cili thotë se nuk ka parë keqtrajtim nga ana e konkurentëve dhe madje duke qeshur tha nuk më ka lidhur njeri, thjesht nuk është ngritur për ta uruar Muratin, por ka qëndruar në vetmi për të reflektuar.
Djemtë nga ana tjetër i kanë thënë se pse nuk e ka shpjeguar këtë dhe ai ka sqaruar sërish se nuk ka internet në shtëpi dhe mesazhet i ka parë vonë.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=IP4arOSB47M
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/aventuratejulit/