Home ShowBiz “Mjeranë, dashuria nuk është veç seks..”, Adriana shpërthen ndaj komenteve negative për partnerin
“Mjeranë, dashuria nuk është veç seks..”, Adriana shpërthen ndaj komenteve negative për partnerin
0

“Mjeranë, dashuria nuk është veç seks..”, Adriana shpërthen ndaj komenteve negative për partnerin

0
0

Aktorja e njohur Adriana Matoshi është vënë në qendër të vëmendjes për shkak të lidhjes së saj me futbollistin afrikan disa vite më të vogël.

Ajo është angazhuar së fundmi edhe me politikë dhe humoristi Don Pifqi e ka uruar duke shpërndarë ne faqet e tij në facebook linkun e saj.

Adriana e ka falënderuar, por duke parë morinë e komenteve negative për lidhjen e saj me futbollistin afrikan ajo nuk e ka kursyer një përgjigje për të gjithë ata që flasin negativisht.

“Njerëzit si disa nga komentuesit meritojnë me jetu si mjerana qashtu qysh e kanë shpirtin. Dashunia nuk o veç seks o gubana, po qajo që juve ju mungon ma së shumti qajo ju dhem e e përfolni. Mjer ju për shpirtrat e zi q ëi keni qysh s’ju vjen turp prej Zotit. Zoti na ka kriju, Zoti na gjykon e juve Zoti shpirtrat e zi ja u boftë t’bardhë se badihava qe lekurën e keni të bardhë e të zdralaft deri në qiell. Faleminderit Dan për përkrahjen, je kon i drejtë gjithë e të pafsha gjithmonë kështu me zemër të madhe”, shkruan Adriana në përgjigje të disa personave që kanë gjykuar lidhjen e saj.

matoshi

adrianaaaa

Link: https://www.facebook.com/daanpifqi

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CHlVPSchxGS/