Home ShowBiz “Ende më duket ëndërr..”, Meri reagon për herë të parë pasi u përzgjodh nga Saimiri
“Ende më duket ëndërr..”, Meri reagon për herë të parë pasi u përzgjodh nga Saimiri
0

“Ende më duket ëndërr..”, Meri reagon për herë të parë pasi u përzgjodh nga Saimiri

0
0

Meri Murizi është vajza që arriti të fitonte zemrën e Saimirit, kandidatit të “Love Story” që u vu përballë 21 vajzave gjatë gjithë javëve të këtij spektakli.

Në mbrëmjen finale, Saimiri ishte përballë Merit dhe Generdës me të cilat pati disa takime shumë të veçanta.

Në fund ai zgjodhi Merin, ndërsa u shpreh se ajo i kishte tërhequr vëmendjen që ditën e parë që u prezantua me të.

Ndërkohë Meri ka reaguar për herë të parë në instagram ku ka postuar një video të shkurtër me Saimirin dhe një foto nga momenti final ku po përqafoheshin pas përzgjedhjes.

“Kur nisa këtë rrugëtim të njohjes me ty në Love Story, nuk e mendoja se  përfundimi od ishim unë dhe ti! Mbase ishte e destinuar të njiheshim në këtë mënyrë dhe ndoshta fati ka rezevuar diçka të bukur për ne të dy! Ende më duket sikur jam në ëndërr! Mendoj që është një ndër gjërat më të bukura që ndjenjat tona u bashkuan në këtë mënyrë”, shkruan ajo krahas fotove, ndërsa e shoqëron shkrimin me një zemër.

Një reagim pas këtij shkrimi ka ardhur edhe nga Saimiri i cili ka komentuar me një zemër dhe një puthje pas komentit të Merit.

meri, sa

meri, saimiri

Link: https://www.instagram.com/p/CLorQnxAzmv/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CLjk5ieh4uC/,