Home Aktualitet Muzika shqiptare në zi, ndërron jetë kompozitori i njohur
Muzika shqiptare në zi, ndërron jetë kompozitori i njohur
0

Muzika shqiptare në zi, ndërron jetë kompozitori i njohur

0
0

Mbrëmjen e djeshme është ndarë nga jeta në moshën 83 vjeçare kompozitori i njohur Agim Krajka.

Lajmin e ka dhënë vetë i biri përmes rrjeteve sociale, ndërsa shumë prej artistëve të njohur në vend kanë shprehur hidhërim për largimin nga jeta të babait të muzikës shqiptare.

Agim Krajka ka kompozuar me qindra këngë të muzikës së lehtë shqiptare, ka marrë pjesë në shumë Festivale, ndërsa është vlerësuar 15 herë me çmim të dytë, 3 herë me çmime të treta dhe një herë me çmim të parë në festivalin e vitit 1987 me këngën “Nuk e harroj” të Eranda dhe Irma Libohovës.

Për largimin nga jeta të kompozitorit kanë reaguar shumë artistë mes të cilëve edhe Irma Libohova.

Ajo ka ndarë në instagram një foto me artistin krahas së cilës shkruan: “Nuk jeton më! Ka lënë pas një kryevepër në cilësi e sasi. Instrumentist, kompozitor, orkestues, dirigjent. Ky artist intuitive I fromuar në gjithë kuptimin e fjalës, ky burrë Dibre nuk e mposhti dor vromën e shekullit. Është një dhimbje e fortë për mua e mes lotësh po e shkruaj këtë status, në këtë orë të vonë. U prehsh në paqe Gimçe.

agim

agim krajkka

agimi

Link: https://www.instagram.com/p/CL5IqLhnCtr/https://www.facebook.com/ukrajka