Home ShowBiz Dasëm më shpejt nga sa mendonim, zbulohen të rejat nga Shpati dhe Selvija
Dasëm më shpejt nga sa mendonim, zbulohen të rejat nga Shpati dhe Selvija
0

Dasëm më shpejt nga sa mendonim, zbulohen të rejat nga Shpati dhe Selvija

0
0

Këngëtari Shpat Kasapi dhe partnerja e tij Selvie Jaho duket se shumë shpejt do të shkojnë drejt martesës.

Këtë e ka zbuluar miku i tyre aktori Rezart Veleshnja të cilin ata të dy e kanë uruar me rastin e ditëlindjes.

Ai ka ripostuar urimin e çiftit ndërsa zbulon se dhurata më e mirë për ditëlindjen e tij është lajmi që ata të dy do të martohen shumë shpejt.

Nga ana tjetër Selvija ka zbuluar  përmes një videoje një nga një billion arsyet përse e dashuron Shpatim.

“1 nga miliona e biliona arsyet që e dua shumë. Kur shef filmat e mi të preferuar, edhe pse i duken fëminore”, shkruan ajo krahas një fotoje me dy bileta kinemaje.

Kujtojmë se Shpati dhe Selvija u fejuan në 25 dhjetor të vitit të kaluar dhe mesa duket do të martohen brenda këtij viti.

Megjithatë ata ende nuk kanë dhënë një datë të saktë se kur pritet të jetë ceremonia.

Selvija

Link: https://www.instagram.com/selvije.jao/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CLmEVnjpxUmoUyhwV1p2JSuZFrgpfFg_YrkHKc0/