Moderatorja Rudina Magjistari është kthyer tashmë në një ikonë të medias.
Ajo prej vitesh drejton emisionin e pasdites në Tv Klan dhe e mbajmë mend gjithmonë një bionde shumë tërheqëse.
Moderatorja është kthyer pas në kohë dhe ka hapur arkivat duke publikuar një foto të saj në vitin 1986, 35 vite më parë kur ishte ende një fëmijë.
Në dy foto bardh e zi, Rudina duket një fëmijë shumë i këndshëm me tipare të ëmbla të cilat vazhdon ti ketë edhe sot.
“Plazh Durrës, 1986. Syzet në foton tjetër mbaj mend që mi huazoi fotografi për setin fotografik”, shkruan Rudina krahas fotove ku ka marrë shumë komplimenta nga miq dhe fansa të saj, të cilët e kanë pëlqyer shumë portretin e saj fëmijë.
Link: https://www.instagram.com/p/CLzHBIQDCA4/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CLMuicfj0BN/