Home ShowBiz Sherr me djemtë dhe akuza për Melisën, Fationi zbulon arsyen reale të largimit nga “Përputhen”
Sherr me djemtë dhe akuza për Melisën,  Fationi zbulon arsyen reale të largimit nga “Përputhen”
0

Sherr me djemtë dhe akuza për Melisën, Fationi zbulon arsyen reale të largimit nga “Përputhen”

0
0

Fation Kuqari është një prej djemve më të përfolur të “Përputhen”.

Ai pati një afrimitet me Anën e parë, më pas me Melisën dhe në fund me Anën e dytë, por në fund vendosi të ikte pa u përputhur me askënd.

Fationi pati një sherr të ashpër me Erin në mes të studios, ndërsa  pak para se të ikte nuk la gjë pa thënë për Melisën.

Ai e akuzoi atë se ishte e lidhur me dikë jashtë, duke nënkuptuar se bëhej fjalë për Andin, por në fund vendosi ta mbyllte këtë temë.

Megjithatë inati për të ende nuk i ka dalë, pasi në një intervistë për Glamour Zone, ai tha se personi që do të pështynte në fytyrë është flokëkuqja.

Ndërsa lidhur me arsyen e vërtetë për largimin e tij nga “Përputhen”, Fationi dëgjohet të thotë në një moment gjatë intervistës se djemtë ishin bërë më keq se femrat, duke lënë të nënkuptohet kështu se situata ishte bërë shumë e papërballueshme.

Link: https://www.instagram.com/p/CLwlxpHn884/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CKrheJHBLM3xdby9EfVwB2WKBElsdouZt6_mG00/