Ana Kauri vendosi mbrëmjen e djeshme të largohet nga “Përputhen”.
Ajo tha se nuk e gjente veten dhe se ishte e zhgënjyer nga disa djem.
Ana i kërkoi Rinianit që të njiheshin bashkë jashtë emisionit, por ai refuzoi duke i thënë Anëns se nuk besonte që ajo ishte e sinqertë në kërkesën e saj.
Ndërkaq pas largimit nga emisioni Ana ka falënderuar të gjitha ata që e mbështetën në rrugëtimin e saj si dhe produksionin që i dha mundësinë të jetë pjesë e këtij programi.
Krahas mijëra komenteve dhe pëlqimeve ajo që të bie në sy është edhe një koment nga ana e Fationit i cili komenton me tre emoji përqeshëse, por pa thënë asnjë fjalë tjetër.
Pas komentit të tij shohim me qindra komente nga fansa e miq, të cilët po i kujtojnë Fationit se Ana doli vetëm, ashtu siç donte ai.
Kujtojmë se Fationi e ka shprehur edhe më herët simpatinë ndaj Anës, për të cilën tha gjatë një interviste se shpreson që të dali single nga emisioni.
Nuk e dimë se çdo të ndodhë tashmë mes tyre, në momentin që Ana doli pikërisht ashtu siç shpresonte Fationi e papërputhur me asnjë nga djemtë.
Link: https://www.instagram.com/p/CL2jfGuhY_R0LLgmziW6e1onxEJd7zkbnglaKE0/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CLSPDGahAg3oecc1wCjuYxvXX8r3TnagrDOJFw0/