Ana Lleshi, një prej vajzave të para të “Përputhen” edhe pse është shkëputur nga emisioni vazhdon të jetë e pranishme nëpër debate apo herë pas here edhe si opinioniste në emision.
Atë e shohim gjithashtu të ftuar edhe në rubrikën “Trotuar”, në “E diell”, ku këtë të dielë është vënë përballë pyetjeve të publikut.
Një prej këtyre pyetjeve kishte të bënte me Fationin për të cilin është pyetur: “A ka qenë real pëlqimi për Fationin dhe përse nuk u bëtë çift tani që jeni jashtë emisionit”
Ana ka dhënë një përgjigje vërtetë befasuese teksa thotë: “Se ndoshta tani që jemi pas emisionit e ka Shqipja”, ndërsa fillon të qeshë teksa I drejtohet Shqipes që ndodhej në studio.
Të dyja vajzat kanë filluar të qeshin dhe madje Ana ka thënë menjëherë që po bën shaka, por kaq mjaftoi që të fillojnë ngacmimet dhe pyetjet në studio, madje Edi Manushi tha se të dielën tjetër do të rrëfehen të vërtetat e Shqipes.
Link: https://www.instagram.com/p/CL1iLdElFRU/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CLjYJbhFfbY/,