Home ShowBiz “Merin nuk e mbaj në xhep…”, Saimiri flet njëherë e mirë për raportin me modelen
“Merin nuk e mbaj në xhep…”, Saimiri flet njëherë e mirë për raportin me modelen
0

“Merin nuk e mbaj në xhep…”, Saimiri flet njëherë e mirë për raportin me modelen

0
0

Love Story përfundoi një javë më parë dhe Saimiri bëri përzgjedhjen e tij mes 21 vajzave konkurente.

Ai vendosi për Merin, vajzën që sipas tij i pëlqeu që herën e parë që e pa.

Por pas përfundmit të spektaklit, Saimiri u largua drejt Gjermanisë, ndërsa Meri ndodhet në Tiranë në pamundësi për të shkuar për momentin pranë Saimirit.

Duke u nisur nga ky fakt shumë persona po aludojnë se ata të dy nuk janë fare bashkë dhe gjithçka ka qenë thjesht për shoë.

Në këto kushte dhe pas gjithë pyetjeve e mesazhe lidhur me këtë temë ka reaguar Saimiri me anë të një statusi në instagram.

“Të dashur ndjekës të faqes time, faleminderit për  pyetjet dhe interesin që keni për marrëdhënien time me Merin! Unë Merin se mbaj në xhep me vete..Jetojmë në kohë pandemie dhe ajo nuk vjen dot në Gjermani për momentin. Jemi për bukuri me njëri tjetrin rrini të qetë. Love Story mbaroi, tashmë gjithçka është e jona, private. Po përpiqemi të njohim më shumë njëri tjetrin dhe përveç të tjerave kemi edhe sprovën e distancën.. Faleminderit për mirëkuptimin”

saimiri

Link: https://www.instagram.com/saimir.kasemi__official/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CLuN_8sAWXPUMUA7t5chYnHY42RGofwtKPx3F40/