Elvisi vendosi që të largohej nga “Përputhen” gjatë pasdites së djeshme pas incidentit me Antonelën për një status ngacmues të disa ditëve më parë.
Ai ka pasur një debat të ashpër si me Antonelën ashtu edhe me Arjan Konomin që e ka quajtur aspak normal një veprim të tillë nga ana e tij kundrejt një femre.
Duke u nisur nga kjo situatë ai vendosi vetë të largohej nga emisioni duke dashur të qëndrojë sa më larg debateve dhe situatave problematike.
Elvisi kishte shprehur interes veçanërisht për Sindin me të cilën kishte zhvilluar disa takime.
Sindi gjithashtu ka shprehur interes për Locon dhe në takime janë parë shumë të afërt.
Pas vendimit të tij të djeshëm, Sindi ka reaguar përmes një statusi ku ka vlerësuar Locon duke e konsideruar si përsonin më të veçantë që ajo ka njohur deri më sot.
Ajo e konsideron si personin më real dhe më inteligjent pavarësisht se u përpoqën të hidhnin baltë mbi të.
Link: https://www.instagram.com/_cindyloci_/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CMARz_Tnh38Zz7e7zKc9eTbSylcx98mwQf5bSE0/
https://www.instagram.com/p/CMIU5iEnbqk2IVupFA5evLw01q0HdXs–xwvos0/