Elvisi u përfshi pak ditë më parë në një debat shumë të ashpër me Antonelën për shkak të një statusi të tij që shkaktoi shumë polemika në studio.
Ai u përplas ashpër edhe me Arjanin i cili që në momentin kur e pa statusin i kërkoi atij të largohej nga studio, ndërsa ka shpërthyer me akuza dhe fyerje ndaj tij dhe statusit që kishte bërë drejtuar Antonelës.
Duke parë gjithë këtë situatë dhe mënyrën se si morën gjërat, Elvisi ka bërë një reagim në përgjigje të pyetjes së bërë nga një ndjekës lidhur me këtë status.
“Sigurisht që kam gabuar, fillimisht me imazhin që kam përdorur, duhet të kisha llogaritur që jo gjithkush i shikon gjërat si unë.Ka njerëz që i marrin gjërat shabllon. Ka njerëz që i lidhin mendimet ndryshe, perceptimet e atyre që shikojnë. Duhet të jesh vërtetë idiot që të postosh një litar dhe të nënkuptosh varjen dhe vetëvrasjen. E vërtetë para një publiku prej milionash. Po në të vërtetën time ajo ishte një foto që përcillte një mesazh figurative, siç përdoren rëndom në shumë situata për të thjeshtuar shpjegimin. Por po ishte mënyra e gabuar për ta përcjellë atë mendimin tim dhe prandaj i jam drejtuar kamerës dhe i kam kërkuar falje çdo personi të prekur. Se kam mohuar kurrë këtë”, shkruan Loco duke sqaruar kështu edhe njëherë, të vërtetën pas statusit të tij.
Link: https://www.instagram.com/loco.elvis/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CMARz_Tnh38Zz7e7zKc9eTbSylcx98mwQf5bSE0/