Home ShowBiz E papritur, Lediana merr dhuratën me speciale dhe jo nuk është nga Mevlani
E papritur, Lediana merr dhuratën me speciale dhe jo nuk është nga Mevlani
0

E papritur, Lediana merr dhuratën me speciale dhe jo nuk është nga Mevlani

0
0

Lediana dhe Mevlani janë një prej dysheve më të përfolura të momentin në “Përputhen”

Ata kanë shprehur simpati për njëri tjetrin, por krahas Ledianës, Mevlani ka shprehur simpati edhe për Antonelën.

Kjo ka bërë që vajzat të kenë debate me njëra tjetrën, megjithatë duket se Mevlani është shfaqur më i interesuar për Ledianën me të cilën ka shkëmbyer së fundmi edhe një puthje.

Lediana ndërkaq është vënë së fundmi në qendër të vëmendjes për shkak të disa mesazheve që thuhet se janë shkëmbyer mes saj dhe të dashurit në burg.

Ajo është akuzuar edhe më herët për një lidhje jashtë, duke qenë se në Shën Valentin mori një dhuratë për të cilën tha se nuk e dinte nga vinte pasi nuk kishte pusullë.

Por duket se dhuratat për të nuk kanë fund.

Këtë herë ajo ka marrë dhuratë një yll me emrin e saj.

Në disa video të shpërndara në instagram, Lediana tregon çertifikatën me emrin e saj dhe koordinatat e yllit në qiell, por pa specifikuar se nga kush e ka këtë dhuratë kaq speciale.

Të paktën e dimë që kjo dhuratë nuk vjen nga Mevlani, pasi Lediana nuk ka dhënë asnjë detaj që mund të na çonte tek ai.

Link: https://www.instagram.com/ledjanaprengaa/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CLZs1i5DJ_M/